Shtatë pengjet e para izraelite janë liruar nga Hamasi në mëngjesin e sotëm. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, e cila ka bërë publikë edhe emrat e tyre.
Të liruarit janë:
Matan Angrist
Gali dhe Ziv Berman
Alon Ahel
Eitan Mor
Guy Gilboa-Dalal
Omri Miran
Këta janë pengjet e para që janë liruar si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar mes Hamasit dhe Izraelit.
Sipas autoriteteve izraelite, në orën 10:00 me kohën lokale pritet të nisë faza e dytë e dorëzimit të pengjeve.
Ndërkohë, raportohet se dy nga gjithsej 20 pengjet izraelite ndodhen në gjendje kritike për shkak të kushteve të rënda gjatë mbajtjes në robëri.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shënuar në një letër të shkruar me dorë për pengjet: “Mirë se vini në shtëpi!”
Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve dhe në bazën ushtarake Re’im për të pritur të liruarit dhe për të shprehur mbështetje.
Ndërkohë, ndihma e parë humanitare ka mbërritur në Rripin e Gazës, ku banorët përballen me mungesa ekstreme ushqimi dhe ndihme mjekësore.

Leave a Reply