Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump udhëton drejt Lindjes së Mesme, ndjek nga ‘Air Force One’ lirimin e pengjeve
Presidenti amerikan Donald Trump ishte dëshmitar i lirimit të shtatë pengjeve të para izraelite gjatë fluturimit me Air Force One drejt Tel Avivit. Zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt, e përshkroi momentin në rrjetet sociale si “histori që po ndodh”. Sipas Reuters, 250 të burgosur palestinezë me dënime të përjetshëm në burgjet izraelite pritet të lirohen sot në Bregun Perëndimor, Jeruzalem dhe jashtë vendit. Po ashtu, 1,716 palestinezë nga Gaza, të arrestuar nga Izraeli, pritet të lirohen në spitalin Nasser, sipas një zyrtari të përfshirë në operacion. Lajmi se grupi i parë i pengjeve është dorëzuar te Kryqi i Kuq në Gaza u prit me brohoritje të mëdha në Tel Aviv. Shihni pamjet teksa familjarët presin kthimin e tyre në shtëpi. Shtatë pengjet e para izraelite pritet...