Agjenda/ Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

Agjenda/ Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

Tirana do të jetë mikpritësja e Forumit të parë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve. Kjo ngjarje historike vjen si një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Europian, dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësi të reja investimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Sipas agjendës zyrtare, në ceremoninë e hapjes fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë Kryeministri Edi Rama. Për të vijuar me fjalimin nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Forumi sjell së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga...