Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë),...