Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përballen me sfida për të arritur standardet e Bashkimit Europian në ekonomi, çështjet sociale, qeverisje etj.Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare ka ndërtuar një platformë interaktive që mat konvergjencën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia).Të dhënat tregojnë se Shqipërisë i duhen së paku 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së, 53 vite për standardin ekonomik dhe 71 vite për standardet sociale. Për sistemin shëndetësor duhen rreth 39 vite, ndërsa për standardet e mjedisit dhe infrastrukturës më shumë se 100 vite.Sa i përket kriterit ekonomik, me 53 vite prapambetje, Shqipëria duket se është më e përparuar se disa vende të tjera. Për shembull,...