Adriana Kalaja paralajmëron kallëzim penal ndaj Dumanit në SPAK për zhdukjen e dosjes McGonigal

Adriana Kalaja paralajmëron kallëzim penal ndaj Dumanit në SPAK për zhdukjen e dosjes McGonigal
Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike ka njoftuar se nesër, më 13 tetor, në orën 11:00, do të paraqitet para SPAK-ut për të depozituar një kallëzim penal ndaj kreut të institucionit, Altin Dumani. Sipas saj, kallëzimi lidhet me dyshimet për zhdukjen e dosjes “McGonigal”, ndërsa akuzon Dumanin për “shpërdorim detyre”, “veprime arbitrare” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”.
Ajo paralajmëron gjithashtu se kallëzimi dhe kërkesa e pestë për informacion mbi ecurinë e hetimeve do t’i përcillen Ambasadës së SHBA, si edhe Senatit dhe Kongresit Amerikan.Postimi
Pse dhe kush e ka zhdukur dosjen McGonigal në SPAK?
NJOFTIM:
Nesër më datë 13 tetor, ora 11.00, me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, do bëj një deklaratë për mediat para SPAK dhe do depozitoj:
1. Kallëzim penal kundra Altin Dumanit, për shkak se ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që lidhen me zhdukjen e dosjes McGonigal, përsa kohë që edhe pas 4 kërkesave, refuzon të kthejë përgjigje, duke konsumuar kështu veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Veprime arbitrare” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
2. Kërkesën e pestë me objekt:
– Dhënie informacioni lidhur me fazën proceduriale të hetimeve të SPAK përsa i përket kallëzimit penal kundër Edi Rama etj., për çështjen McGonigal datë 21.03.2025.
Ju bëj me dije se kallëzimi edhe kjo kërkesë e pestë, do i përcillet Ambasadës së SHBA akredituar në Shqipëri si dhe Senatit e Kongresit Amerikan.
Për këto dhe surpriza të tjera, ftoj të gjithë mediat që vijojnë t’i shërbejnë interesit publik, të raportojnë këtë lajm shumë të rëndësishëm.
Deri në fund, për Kauzën e rikthimit të Shtetit Ligjor të së Drejtës.