Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 22:05 Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës po prijnë kandidatët e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit. Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po prin Millan Radojeviç me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind. Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviç i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiç nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind. Në Ranillug, në bazë të 8.65...