Plas sherri në Tiranë/ Konflikt masiv me thika, 4 persona përfundojnë te ‘Trauma’, policia kryen shoqërime

Plas sherri në Tiranë/ Konflikt masiv me thika, 4 persona përfundojnë te ‘Trauma’, policia kryen shoqërime

Një konflikt masiv me thika ka ndodhur në zonën e Bathores, ku të plagosur kanë mbetur të paktën 4 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë shoqëruar disa persona ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes. Mësohet se 4 personat që janë plagosur po marrin mjekim në spitali e Traumës në Tiranë. Në konflikt, përveç thikave mësohet se janë përdorur edhe sende të tjera të forta. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të verifikuar çdo person që ka marrë pjesë në konfliktin e dhunshëm.