Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Leonardo DiCaprio për Diane Keaton: Ajo ishte një legjendë
Vdekja e aktores legjendare Diane Keaton, e cila ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare të shtunën, më 11 tetor, ka tronditur botën e kinemasë. Keaton, e njohur për rolet e saj ikonike në filma si Annie Hall, The Godfather dhe Something’s Gotta Give, u konsiderua për dekada si një nga figurat më të respektuara e më të dashura të Hollivudit. Menjëherë pas publikimit të lajmit të trishtë, rrjetet sociale u mbushën me reagime, mesazhe ngushëllimi dhe kujtime nga kolegë e miq të saj artistë. Një ndër të parët që reagoi ishte Leonardo DiCaprio, i cili shprehu publikisht dhimbjen dhe respektin e tij për aktoren me të cilën kishte ndarë skenën kur ishte vetëm 18 vjeç, në filmin Marvin’s Room (1996). Në një postim në Instagram, DiCaprio...