Turi në Ballkanin Perëndimor, Rama pret nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian. Zbardhet axhenda

Turi në Ballkanin Perëndimor, Rama pret nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian. Zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të diskutohet mbi rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Fillimisht, presidentja do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas do të mbahet një takim bilateral mes dy delegacioneve. Pas përfundimit të takimeve, është njoftuar se do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp, ku kryeministri Edi Rama dhe Presidentja Ursula von der Leyen do të flasin mbi zhvillimet e takimit. Ky takim zhvillohet në kuadër të turit që Ursula von der Leyen do të nisë të hënën në Ballkanin Perëndimor, me qëllim theksimin...