Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

“Një presion i vazhdueshëm i SHBA-së do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin e enklavës palestineze në të ardhmen”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance. Në një intervistë me NBC News, Vance tha se ishte e pamundur të dihej saktësisht se kur do të liroheshin pengjet. “Por ne kemi shpresa të mëdha, prandaj presidenti Trump do të shkojë atje për të mirëpritur pengjet në fillim të kësaj jave”, shtoi ai. Donald Trump niset nga Uashingtoni këtë pasdite sipas orës lokale për të vizituar fillimisht Tel Avivin. Sipas kushteve të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, 48 pengjet (20 të gjallë dhe 28 trupa)  që kanë mbetur në Gaza pritet t’i dorëzohen Izraelit para mesditës të së hënës. J.D. Vance konfirmoi se “presion i vazhdueshëm” nga SHBA-të do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza. Zëvendëspresidenti siguroi...