FIER – Neritan Trifoni mes fituesve të “Fokus 16”, aktiviteti ndërkombëtar i fotografisë përmbyllet me sukses

Në Fier është përmbyllur me mbrëmjen e çmimeve edicioni i 16-të i “Fokus”, një prej aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare të fotografisë artistike në vend.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Në hollin e Teatrit “Bylis” dhe në galerinë “Vilson Kilica” u ekspozuan punimet e 208 fotografëve nga 58 vende të botës, duke sjellë për publikun histori, ndjenja dhe realitete që tejkalojnë kufijtë e një imazhi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Ndër fituesit shqiptarë, juria veçoi me çmimin e tretë në kategorinë “Njerëzit” fotografin dhe reporterin e Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, i cili u vlerësua për ndjeshmërinë dhe qasjen dokumentare në trajtimin e realitetit përmes objektivit të tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Një tjetër çmim i tretë iu dha edhe fotografit Vlasov Sulaj në kategorinë “Temë”.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Çmimin e parë të këtij edicioni, në kategorinë “Temë”, e fitoi fotografi iranian Majid Hojati, me veprën “Fundi i një perspektive si vizion”.

Në këtë edicion u nderuan gjithashtu në kujtim Alqi Golkoshi dhe Leon Cika, për kontributin e tyre të vyer në zhvillimin e fotografisë shqiptare.

Arben Alliaj, drejtor i “Fokus 16”, u shpreh:

“Fokus nisi si një nismë lokale vite më parë, për t’u shndërruar sot në një laborator të shpirtit njerëzor.”

Mbrëmja e çmimeve u shoqërua me interpretime muzikore instrumentale dhe popullore, si një përqafim mes artit vizual dhe trashëgimisë që jeton përmes tingujve.

Monika Spenzone theksoi:

“Ky është një udhëtim përmes emocioneve, ku fotografia bëhet një gjuhë e përbashkët që tejkalon kufijtë.”

Në morinë e imazheve u reflektuan plagët e botës moderne — dhimbja, uria dhe pasojat e konflikteve — të ngrira në një kornizë si çaste pa kufij.

Në një kohë kur imazhi dominon komunikimin dhe teknologjia ka ndryshuar mënyrën tonë të perceptimit, fotografia artistike mbetet dritare e lirë e mendimit dhe ndjenjës njerëzore.

Ekspozita Fokus 16 pritet të udhëtojë në disa vende të Ballkanit, si edhe në Itali e Spanjë, duke vijuar rrugëtimin e saj përtej kufijve të Shqipërisë.