U ekstradua nga Spanja, burg për anëtarin e një grupi trafiku droge

U ekstradua nga Spanja, burg për anëtarin e një grupi trafiku droge

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për J.D., i akuzuar nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike drejt Norvegjisë dhe Belgjikës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokurori Vladimir Mara kërkoi konfirmimin e masës së dhënë më herët në mungesë, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese. Drazhi ishte shpallur në kërkim në prill të këtij viti dhe u arrestua në Madrid. Pas procedurave të ekstradimit, ai u soll në Shqipëri të shtunën për t’u përballur me drejtësinë.