Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”/ Zbardhet axhenda…

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”/ Zbardhet axhenda…

Në 13 dhe 14 tetor Tirana mirëpret Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Edi Rama, i cili do të nënvizojë rëndësinë e ngjarjes për zhvillimin e rajonit. Pas tij, do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pjesëmarrësit e forumit...