Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fitoi betejën me tumorin në gji, Çali: Kontrolli i hershëm të shpëton jetën
Tetori rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen në zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë të kësaj diagnoze. Përpara tri vitesh, jeta e Uljanova Çalit ishte normale, mes ritmit të punës dhe përditshmërisë në dyqanin e saj, angazhimeve në familje, djalit dhe bashkëshortit. Por, mjaftoi një vetëkontroll i gjirit për të zbuluar një masë të ngurtë dhe ndryshim të strukturës së gjoksit, që nuk e kishte hasur më parë. Instinkti i brendshëm ishte shtysa e parë që Uljanova të mos e neglizhonte një konsultë me mjekun onkolog. Ajo thotë për ATSH-në, se konfirmimi i diagnozës erdhi pas këtyre shqetësimeve të vogla që kuptoi në një pjesë të gjoksit të saj. “Kur dëgjova fjalën kancer, koha u ndal! Ishte...