Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
14-vjeçari që ndërton radarë, adoleshenti nga Pogradeci tregon pasionin e tij për teknologjinë
Ky është Alket Zeqollari, një 14-vjeçar nga Pogradeci, i cili po dëshmon se pasioni dhe inteligjenca nuk kanë moshë. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, që internetin e përdorin kryesisht për rrjete sociale si TikTok apo Snapchat, Alketi ka zgjedhur ta shfrytëzojë teknologjinë për të mësuar, eksperimentuar dhe krijuar. Së fundi, ai ka ndërtuar një radar funksional, që përmes valëve arrin të detektojë objekte dhe njerëz në lëvizje. Në shkollat e qytetit ka edhe shumë vajza e djem si Alketi, që eksperimentojnë me programim dhe pajisje teknologjike. Të rinj si Alket Zeqollari tregojnë se e ardhmja e teknologjisë shqiptare mund të ndërtohet me talent, pasion dhe përkushtim, nëse marrin vëmendjen dhe ndihmën e duhur. /vizionplus.tv