Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

Nga Lutfi Dervishi Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë. Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë. Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e...