Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin zvicerian C. W., 50 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.