Kryetarja e grave të PS në Mat shpall kandidaturën si e pavarur: Besimi nuk është i pakushtëzuar!

Kryetarja e grave të PS në Mat shpall kandidaturën si e pavarur: Besimi nuk është i pakushtëzuar!

Kryetarja e Forumit të grave socialiste në Mat, Suzana Pasha Hoti, ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet e pjesshme në këtë qytet, si kandidate e pavarur. Në një njoftim në Facebook, ajo shprehet ndër të tjera se ka i ka mbështetur dhe i mbështet reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm. “Kam mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm. Por besimi nuk është i pakushtëzuar. Mbështetja nga qeveria duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale. Në Mat, kjo mbështetje nuk ndihet siç duhet, dhe kur e...