Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëzohet me biçikletë dhe bie në kanal, humb jetën i moshuari në Fier
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kafaraj, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Sipas Policisë së Fierit, i moshuari, dyshohet se ka humbur kontrollin e biçikletës që po drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.