Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Erdogan paralajmëron: “Do të shkoj në Gaza…!”
“Së pari do të shkoj ënë në Gaza, pastaj ju”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke iu drejtuar turmës që brohoriste “President, na ço në Gaza”, në një fjalim në qytetin e tij të lindjes, Rize. Presidenti turk po fliste në një aktivitet për Partinë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ku, duke iu referuar armëpushimit në Gaza, ai i kërkoi Izraelit të “respektojë firmën e tij” dhe “të ndërpresë politikën e tij agresive”. “Vëllezërit tanë nga Palestina, dhe veçanërisht Hamasi, kanë treguar se janë gati për paqe. Pas dy vitesh shtypjeje, gjenocidi dhe barbarie, fytyrat e Gazës kanë filluar të buzëqeshin për herë të parë, megjithëse me trishtim”, tha ai, ndër të tjera. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij të vendosur për...