Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Oborri Mbretëror Shqiptar njofton fejesën e Princ Lekës II me Blerta Celibashin
Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme fejesën e Princit të Kurorës, Leka II i Shqiptarëve, me Blerta Celibashi. Lajmi u bë publik përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale të Princ Lekës, ku theksohet se ceremonia intime e fejesës është mbajtur më 11 tetor 2025 në Ksamil, në Jug të Shqipërisë. “Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë,” thuhet në njoftim. Më tej, në komunikatën e Oborrit Mbretëror shtohet: “Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të...