Kurti: Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona

Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 09:50
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për zgjedhjet e sotme lokale.
Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në Prishtinë, Kurti tha se sot është një ditë e rëndësishme për të vendosur se kush do të jetë në krye të komunave, ku merren shërbimet kryesore për shkollat, ujin dhe infrastrukturën.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona, për çerdhen, shkollën, ujin, shëndetin, shërbimet dhe infrastrukutrën në lagjet e qytetëve dhe fshatrave. Përveç qytetarë të Kosovës jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën që të bëhen hisedar për zgjidhjen e problemeve që kanë”, tha Kurti.

Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.Qendra e votimit, në Fakultetin Filologjik, është ndër më të qendrat më të mëdha në kryeqytet.Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.

/Kosovapress/