Një operacion i mirëorganizuar i Policisë së Fierit ka çuar në zbulimin e një baze kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej një arsenal i vërtetë armësh, pjesë armësh dhe municioni, që dyshohet se do të tregtoheshin te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Hetimet nisën pas informacionit të siguruar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, të cilët kishin komunikuar me një shtetas që posedonte pa leje një armë zjarri. Pas verifikimeve të menjëhershme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan dhe ndaluan shtetasin Melesin Ramaj, 38 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në lagjen “Kastriot” teksa lëvizte me automjet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë pa leje dhe rreth 3 500 euro.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Në vijim të hetimeve, u zbulua një banesë e pabanuar në të njëjtën lagje, që 38-vjeçari e përdorte si bazë për fshehjen dhe tregtimin e armëve. Nga kontrolli i ushtruar në ambient, u gjetën dhe sekuestruan:
10 armë automatike, 3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe silenciator;
1 pistoletë dhe 1 pistoletë automatike;
2 silenciatorë;
9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistolete;
dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
Në përfundim të veprimeve procedurale, M. R. u arrestua në flagrancë, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
