Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas fitores historike të Shqipërisë në transfertën ndaj Serbisë, duke ndarë emocionet e mëdha që ka përjetuar si në aspektin personal, ashtu edhe profesional. Në prononcimin e dhënë për DigitAlb, mbrojtësi kuqezi zbuloi se bashkëshortja e tij, me origjinë serbe, ishte personi i parë që e uroi pas ndeshjes. “Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam përjetuar shumë në karrierën time, kam mësuar si ta përballoj presionin. Kjo ishte një ndeshje ndryshe, sepse shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu. Edhe tani nuk e kemi realizuar plotësisht këtë ëndërr — emocionet janë ende të freskëta. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur dhe e dimë që i kemi bërë të gjithë shqiptarët krenarë....