Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Hysaj: 11 vite për të fituar këtë ndeshje
Elseid Hysaj nuk i fshehu emocionet pas fitores së madhe të Shqipërisë në transfertë ndaj Serbisë. Mbrojtësi kuqezi, një nga më të vjetrit dhe me përvojë në skuadër, foli për DigitAlb menjëherë pas ndeshjes, duke e cilësuar këtë triumf si një moment të jashtëzakonshëm për gjithë shqiptarët. “Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe 2 ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesit tanë po shënojnë gola të rëndësishëm. Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola,...