Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Rumi: Pse vallë po qan e vajton…
Dëgjoje ti zërin e fyellit, pse vallë po qan e vajton,Për dertet e ndarjeve tona, lëndimet e kohës që shkon. Kur hyri bariu kallamishtes dhe preu në mes drurin tim,Psherëtimat dhe lotët u derdhën dhe brenda u fsheh dëshpërim. Me buzë të dredhur nga malli, plot zjarr do t’i bie gjithmonë,Që afshin pa fund dashuror në zemra të ndez me jehonë. Mërguar në dheun e largët, te vatër e huaj po rri,Njeriu i dbuar fatzi, pas natës pret ditën q’u gdhi. Fatzinj e të lumtur dëgjojnë si bie me gaz e trishtim,Ky fyelli im ndanë vatrës me tinguj plot mall, përgjërim. Kushdo që dëgjoi zërin tim, fatkeq a i lumtur njeriNë shpirtin e fsheht’ e të shenjtë s’ka hyrë dot gjer më tani. Si trupi...