Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kthyen vilën në “shtëpi bari”, çmontohet organizata shqiptare në Spanjë
Një organizatë shqiptare e “shtëpive të barit” është çmontuar nga policia në Spanjë ditë më parë, teksa u zbulua edhe një vilë e kthyer në plantacion hashashi për mbjellje, tharje dhe përgatitje me metodat më të sofistikuara dhe pajisje moderne. Guardia Civil (Roja Civile) ka arrestuar 5 anëtarë (katër burra dhe një grua, të moshës midis 24 dhe 37 vjeç) të një organizate kriminale të dedikuar për trafik droge nga Alhendín, në Granada. Bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që kishin qendrën e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes së marijuanës në një zonë banimi të kësaj komune metropolitane, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga autoritetet. Pesë të paraburgosurit akuzohen se i përkasin një organizate kriminale, ndërsa tre prej tyre përballen me akuza për...