Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Sistemi më i fuqishëm bërthamor strategjik”, koreanët zbulojnë në paradën ushtarake raketën e re balistike
Koreja e Veriut zbuloi raketën e saj balistike ndërkontinentale Hwasong-20, e përshkruar nga media shtetërore si “sistemi më i fuqishëm bërthamor strategjik”. Gjatë paradës ushtarake për 80-vjetorin e Partisë Punëtore, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë rusë dhe kinezë, u shfaqën dronë, raketa tokë-ajër dhe raketa tokë-tokë u shfaq për t’i treguar botës kapacitetet “të pakapshme” të ushtrisë së izoluar, ndërsa qytetarët e detyruar të merrnin pjesë brohoritnin nën ngjyrat e flamurit kombëtar. Udhëheqësi Kim Jong Un përmendi gjithashtu pjesëmarrjen e trupave koreano-veriore në Ukrainë pranë forcave ruse, ku rreth 600 ushtarë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur, sipas Seulit. Ekspertët vënë në dukje se kjo shfaqje nuk është thjesht propagandë, ajo reflekton një ndryshim struktural në politikën rajonale, duke treguar gatishmërinë e...