Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

Britania njoftoi të shtunën se dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) zhvilluan një mision 12-orësh në fillim të kësaj jave, së bashku me forcat amerikane dhe NATO-n, për të patrulluar përgjatë kufirit me Rusinë. Ky mision u zhvillua pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s nga dronë dhe avionë rusë kohët e fundit. “Kjo ishte një mision i rëndësishëm i përbashkët me aleatët tanë të SHBA-së dhe NATO-s”, tha ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Jo vetëm që kjo ofron informata të vlefshme për ta forcuar ndërgjegjësimin operacional të Forcave tona të Armatosura, por gjithashtu u dërgon mesazh të fuqishëm se NATO-ja është e bashkuar (presidentin rus Vladimir) Putinit dhe kundërshtarëve tanë”, shtoi Healey. Një avion vëzhgues elektronik, RC-135 Rivet Joint, dhe...