Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Arsimi digjital,vetëm në letra”, Sula ‘thumbon’ kryeministrit: Propaganda e Ramës fsheh kolapsin në shkolla
– Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor propagandë për të mbuluar gjendjen e rëndë në sistemin arsimor. Sipas saj, deklaratat për mësues të kënaqur dhe arsim digjital janë vetëm një fasadë, ndërsa realiteti në terren tregon mungesë të thellë investimesh. Deklarata Lili Sulës: Në pyetësorin TALIS (Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit), 52% e mësuesve shqiptarë janë shprehur se kanë përdorur inteligjencën artificiale gjatë vitit 2024, ndërkohë që mesatarja për vendet e OECD, është 36%. Në fakt, askush nuk mund të besojë se mësuesit tanë kanë lënë shumë vende mbrapa mësuesit në Austri, Holandë, Norvegji, Belgjikë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara vende të zhvilluara që përdorimin e inteligjencës artificiale e të programeve për...