Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati: Gjyqtari, viktimë e sistemit! Drejtësia në krizë nga politika dhe…
I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, avokati Gylsen Zhllima deklaroi se gjyqtari Astrit Kalaja ishte më tepër viktimë e sistemit dhe ndikimeve politike, sesa përgjegjës për shkelje personale. “Plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin nuk ishin për të, por për gjithë ata që futen në sistem nga korridoret e politikës dhe jo nga dera e shkollës së Magjistraturës,” u shpreh ai, duke nënvizuar mungesën e meritokracisë në sistem. Zhllima ka drejtuar kritika mbi situatën aktuale në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një krizë të thelluar nga neglizhenca institucionale dhe ndikimi politik. “E gjithë kjo situatë është pasojë e institucioneve që kanë fjetur gjatë gjithë kësaj kohe,” u shpreh Zhllima. Ai kritikoi ashpër vendimet për arrestimin e qytetarëve për shkelje të lehta, duke përmendur raste si ndërtimi i...