Pishinat natyrore më të bukura në botë

Nga liqenet e fshehura nën malet e akullta deri te ujëvarat tropikale, ky artikul tregon ku ndodhen pishinat natyrore më të pabesueshme natyrore në planet, ku çdo zhytje është përjetim në vetvete.“Noti i egër”, siç po quhet trendi i viteve të fundit, po kthehet në mënyrën më të bukur për të bashkuar trupin dhe mendjen me natyrën.Në jug të Francës, Parku Kombëtar i Calanques, mes Marsejës dhe Cassis, shpërblen çdo vizitor me ujëra blu mes shkëmbinjsh të bardhë.Port Pin dhe En Vau ofrojnë një parajsë të qetë, që në mëngjes duket si e paprekur nga bota. Po aq unik është edhe Plazhi i Kuq në Santorini, ku ngjyra e hekurit të oksiduar krijon një kontrast mahnitës me ujin e kaltër të Egjeut.Në Afrikë, një përvojë që nuk krahasohet me asgjë tjetër është Pishina e Djallit në Ujëvarat Viktoria, Zambia.ZambiaNë anën tjetër të globit, Liqeni Qiellor në kufirin mes Kinës dhe Koresë së Veriut ngrihet 2,000 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse i ftohtë, peizazhi është magjepsës.Crystal River në Florida është i vetmi vend në botë ku mund të notosh pranë manateve, krijesa të qeta dhe kureshtare që e bëjnë çdo zhytje të paharrueshme.FloridaMë afër majave, Dalebrook Tidal Pool në Afrikën e Jugut ndodhet mes St James dhe Kalk Bay. Ndërsa në Japoni, Lumi Akigawa ofron arratisjen perfekte nga zhurma e Tokios, me ura druri, BBQ dhe ujë kristal.Islanda, me bukuritë e saj mistike, fsheh Seljavallalaug, pishinën më të vjetër të vendit, ndërtuar në 1923, mes maleve të gjelbra dhe mjegullës që nuk zhduket kurrë.IslandëNë Lindjen e Mesme, gropa Bimmah në Oman, sipas legjendës, është krijuar nga një meteor. Uji i saj i kaltër kristal ndodhet vetëm 130 kilometra nga Muskat dhe është një nga mrekullitë më të bukura  të Gadishullit Arabik.OmanNë Europë, ura romake Pont du Gard në Francë shërben jo vetëm si monument historik, por edhe si vend për një zhytje verore mes historisë dhe artit antik.Ballkani nuk mbetet pas: Ujëvara e Kravicës në Bosnjë e Hercegovinë është kthyer në një nga vendet më të dashura të rajonit, me ujë të pastër, natyrë të gjelbër dhe rrjedhje që dëgjohet nga larg.Bosnjë e HercegovinëPo ashtu, në Meksikë, cenotet X’keken dhe Samula pranë Valladolidit janë mrekulli nën tokë, me stalaktite që varen mbi ujëra të kthjellëta.Në Kanada, pishina Kitsilano në Vancouver ofron pamje madhështore drejt maleve, ndërsa në ishullin Fraser në Australi, liqenet e brendshme zëvendësojnë detin plot peshkaqenë, duke e kthyer ishullin më të madh me rërë në botë në një parajsë të vërtetë për të notuar.15 pishinat natyrore më të bukura në botë:Parku Kombëtar i Calanques, FrancëPlazhi i Kuq (Red Beach), GreqiPishina e Djallit (Devil’s Pool), Ujëvarat Viktoria, ZambiLiqeni Qiellor (Heaven Lake), KinëCrystal River, SHBADalebrook Tidal Pool, Afrikë e JugutLumi Akigawa, JaponiSeljavallalaug, IslandëPylli i reve Monteverde, Kosta RikaGropa Bimmah (Bimmah Sinkhole), OmanUra Pont du Gard, FrancëUjëvara Kravica, Bosnjë dhe HercegovinëCenotet X’keken, MeksikëPishina Kitsilano, KanadaIshulli Fraser, Australi/ Time Out, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.