Kapet në Muriqan 56-vjeçari nga Fieri, i dënuar në Itali me 16 vite burg për trafik droge dhe prostitucion

Muriqan – Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u arrestua 56-vjeçari Spartak Joanu, banues në Fier, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në bazë të legjislacionit penal italian.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”