Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë’, Zhupa: Shumë pak ndikim në ekonominë lokale
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës ka zhvilluar takime me bizneset dhe qyetarët në Sarandë për ti pyetur mbi sezonin turistik. Bizneset ankohen se nuk kanë arritur pritshmëritë për një sezon të mbarë dhe se ka qënë një sezon më i dobët se viti i shkuar, i cili vetë ishte më i dobët se 2023. Zhupa shprehet se: Tendenca është negative dhe shqetësuese. Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale. Problemet kryesore sipas saj të Sarandës lidhen me mungesën e infrastrukturës, mungesën e parkimeve, mungesën e ujit të pijshëm, problematika me mbetjet, mungesën e aktiviteteve dhe kushteve...