Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kujdes, Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash
Një sistem sigurie i shumëvonuar, që do të regjistrojë gjurmët e gishtave të udhëtarëve, do të nisë zbatimin të dielën, duke vënë në gatishmëri aeroportet dhe pikat kufitare të Europës për shkak të mundësisë së krijimit të radhëve dhe vonesave.Operatorët do të fillojnë regjistrimin e fotografive biometrike dhe gjurmëve të gishtave të personave që hyjnë ose dalin nga Bashkimi Europian në disa pika kufitare, ndërsa Sistemi i Ri i Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES) do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore.Kjo mund tē sjellë vonesa për shtetasit shqiptarë qê udhëtojnë më BE, sidomos në kufirin tokēsor, pasi do të duhet të dalin nga automjeti (shënim i Monitor).Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të...