Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Si në filma/ 4 persona të armatosur grabisin të armatosur argjendarinë (VIDEO)
Një grabitje si në filma ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Gostivarit. Katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike kanë hyrë në një argjendari pranë tregut të vogël në Gostivar dhe në pak sekonda, kanë grabitur gjithçka që kanë mundur dhe janë larguar me një automjet të tipit BMW, pa targa, ku më pas u gjet i djegur në zonën e Mavrovës. Pamjet nga vendngjarja, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur katër personat e maskuar dalin me thes në dorë, duke ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në orën 18:45, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve. Hetimet janë në vijim, ndërsa...