Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Frida Krifca me shtëpi, dyqane, vila në Dhërmi dhe tokë të blerë me 10 euro m2 kur ishte drejtoreshë e AZHBR…
Bizneset e familjarëve të ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, siç edhe pasuria e saj, lulëzuan falë bashkëpunimit me kryeministrin Edi Rama në postet kyçe të sektorit të Bujqësisë. Frida Krifca la sektorin privat për t’u bashkuar me qeverinë Rama në vitin 2017, kur u emërua në krye të AZHBR. Ishte emisioni investigativ “Plug” që tregoi një pasqyrë të plotë të pasurisë së ish-ministres së Bujqësisë. Apartamente, llogari bankare, hua të marra por të padeklaruara dhe para cash, ishin disa nga pasuritë e Frida Krifcës kur u bë drejtuese e AZHBR. Por, pasi mori drejtimin e këtij institucioni dhe deri në emërimin si ministre, Frida Krifca dhe bashkëshorti i saj shtuan jo vetëm pasuritë e paluajtshme në mijëra metra katrorë tokë të blera me çmim qesharak,...