Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në garë për Tiranën, Florjan Binaj heq dorë nga ‘Piranjat’: Po iki për diçka më të madhe!
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka lajmëruar dorëheqjen nga emisioni investigativ ‘Piranjat’ pas angazhimeve të tij në politikë. Për 3 vite, Binaj ka drejtuar emisionin investigativ, ndërsa sot në çelje të tij, ka lajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e ekranit. Për Binajn, ‘Piranjat’ ka qenë ‘pjesë e trupit të tij’, dhe ‘ndarjen’ sot e ka cilësuar si momentin më të vështira në skenë. Reagimi i Florjan Binajt: “Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat. Po ndahem me nostalgji nga një punë dhe një program që e dua shumë dhe që e ndjej pjesë të trupit tim. Por po ndahem për diçka më të madhe. Kanë qenë 3 vjet që më kanë rritur shumë si artist dhe si njeri. Për 3...