Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Alibeaj: Nuk mbështesim Florian Binajn. PD, në paaftësi totale për të pasur një kandidat të vetin politik
Lëvizja “Djathtas 1912” ka refuzuar të mbështesë emrin e Binajt, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për një përfaqësim të pavarur. Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, Enkelejd Alibeaj kritikoi ashpër si kandidaturën e Binajt, ashtu edhe atë të Ogerta Manastirliut nga radhët e mazhorancës. Sipas tij, të dy kandidatët janë pjesë e një loje politike të kontrolluar nga liderët e tyre respektivë. “As Ramës dhe as Berishës. Si kandidatja e Ramës, Manastirliu ashtu edhe Binaj i Berishës, nuk po them kukulla, por nuk janë kandidatë të cilët nxjerrin një identitet të tyre të pavarur. Janë thjeshtë në një lojë të madhe midis Ramës dhe Berishës, ndaj në këtë rast kjo është e qartë”, u shpreh ai. Për Alibeajn, Binaj nuk është kandidat i pavarur, por i zgjedhur nga vetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Bashkimin e opozitës rreth Binajt, ai e konsideron si...