Mattarella: Populli i Gazës ka paguar një kosto të madhe njerëzore

Mattarella: Populli i Gazës ka paguar një kosto të madhe njerëzore

Gaza ka nevojë për “paqe të vërtetë”, sepse çdo alternativë do të ishte “shkatërruese”, deklaroi presidenti italian, Sergio Mattarella në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Hamasit. ‘’Armëpushimi është një gjë e mirë, sepse do të lehtësojë vuajtjet e palestinezëve dhe më në fund do të sjellë në shtëpi izraelitët e rrëmbyer më 7 tetor 2023’’, theksoi kreu i shtetit. ‘’Tani duhet të veprojmë shpejt dhe të mbështesim vendet që ndërmjetësojnë në Egjipt, për të ecur drejt paqes së vërtetë dhe për të siguruar që ndihma të mund të mbërrijë menjëherë dhe masivisht”, shtoi Mattarella. “Populli i Gazës ka paguar një ‘kosto të madhe njerëzore’, vuajtje që do të mbetet e gdhendur në ADN-në e brezave të ardhshëm dhe që rrezikon të minojë...