Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Qeveria mbylli sytë’, ish-gjyqtari i Kushtetueses: Veliaj duhej shkarkuar më parë, gjykata kishte dyshimet e saj
Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra më herët, sapo gjykata u shpreh se ka dyshime të bazuara në prova se është i përfshirë në krim. Muçi solli në vëmendje disa raste të tjera me të zgjedhurit vendor të cilët janë shkarkuar nga qeveria më herët. “Procedimi penal i një të zgjedhuri vendor, marrja e një mase sigurie, do të thotë që ka dyshime të mëdha. Sidomos kur është në 3 shkallë. Sipas vendimit të Gjykatës ka dyshime që ky person është përfshirë në krim. Kur një organ i rëndësishëm thotë që ka dyshime të bazuara në prova, në vlerësimin tim kaq mjafton që këshilli i ministrave...