Adoleshentja nga Postriba humbi jetën, shkolla ku mësonte mesazh dhimbje dhe tufë me lule në bankën bosh

Adoleshentja nga Postriba humbi jetën, shkolla ku mësonte mesazh dhimbje dhe tufë me lule në bankën bosh

E dashura jonë e ndjerë Albjona! Me keqardhje të madhe morëm vesh prej familjes sate për largimin tënd shumë të parakohshëm nga kjo jetë, të cilën aq shumë e deshe dhe për të cilën aq shumë luftove. Dhimbje, trishtim dhe lotë në shkollën tonë sot në këtë ditë! E sot Albjona nuk është më dhe banka e saj do të jetë bosh me një lule mbi të. Jemi shumë të trishtuar të gjithë nxënës, mësues, prindër dhe komuniteti i zonës! Shokët e shoqet e klasës së 8-A, si dhe të gjithë ne, do të të mbajmë mend jo vetëm për buzëqeshjen tënde të ëmbël, për mirësinë tënde ndaj të tjerëve dhe për përkushtimin tënd në mësime, por edhe për dashurinë tënde për jetën dhe për...