Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin Nobel: Zgjodhën politikën mbi paqen

Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin Nobel: Zgjodhën politikën mbi paqen

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Komitetin Nobel se ka vënë “politikën mbi paqen”, pasi çmimi i sivjetshëm Nobel për Paqe iu dha aktivistes nga Venezuela, María Corina Machado, në vend të presidentit amerikan Donald Trump. Të premten, 10 tetor, Komiteti Nobel njoftoi se Machado do të nderohej me këtë çmim prestigjioz për “punën e saj të palodhur në mbrojtje të të drejtave demokratike të popullit venezuelian”. Presidenti Trump ka shprehur shpesh dëshirën për të fituar këtë çmim, duke marrë merita për përfundimin e disa konflikteve globale. Ai e ka përmendur shpesh këtë aspiratë, përfshirë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Pas shpalljes së fitueses, drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, deklaroi: Komiteti Nobel dëshmoi se i jep përparësi...