Avokati i njohur Idajet Beqiri ka bërë me dije se më 9 tetor 2025, në Arbanë të Tiranës, u zhvillua ceremonia përkujtimore e 82-vjetorit të krijimit të Brigadës së 3-të Sulmuese të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare. Aktiviteti u organizua nga Organizata e Veteranëve të LANÇ, Dega Tiranë, nën kujdesin e saj institucional e historik. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, të OVP të LANÇ dhe nxënës të shkollës së zonës, të cilët dhanë një koncert artistik kushtuar dëshmorëve. Beqiri theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të brezit që luftoi për çlirimin e vendit.
Ja reagimi i plotë i z. Idajet Beqiri:
Dje, në datën 9 tetor 2025, në Arbanë të Tiranës, nën organizimin dhe drejtimin e OVP të LANÇ, Dega Tiranë, u organizua ceremonia përkujtimore e krijimit të Brigadёs së Tretë Sulmuese të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare.Në këtë 82 vjetor të krijimit të kësaj Brigade, e cila kishte si komandant Hulusi Spahiu dhe komisar Shahin Ruka, fjalën e rastit e mbajti Kryetare e OVP të LANÇ për Tiranën dhe Nënkryetare e Komitetit Kombëtar të OVP të LANÇ, Vera Tarifa.Këtë ceremoni përkujtimore e përshëndeti Veli Myftari, Sekretar i Përgjithshëm i OVP të LANÇ, Znj. Jonida Mema Administratore e Njësisë Administrative Arbanë etj.Brigada e 3-të Sulmuese bëri mbi 250 beteja dhe veprimtari luftarake të sukseshme gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, deri në Vishegrad, dhe prej saj ranë 255 dëshmorë të Atdheut, 5 prej të cilëve heronjë të popullit shqiptar.Nën drejtimin e pasionuar dhe tepër të përgjegjshëm të drejtores së Shkollës Arban, Znj.Marjela Nuredinaj, nxënësit e kësaj shkolle dhanë një koncert shumë të bukur artistik.Lavdi Brigadёs së Tretë Sulmuese, partizanëve trima të saj, heronjve dhe dëshmorëve të saj.Lavdi për jetë lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar.
Idajet Beqiri: Në Arbanë u nderua Brigada e 3-të Sulmuese, simbol i rezistencës antifashiste
