Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Avioni rrëzohet pas ngritjes nga aeroporti, raportohet për 3 viktima
                            Një avion i vogël “Cessna 310R” u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Boca Raton në Florida , sipas autoriteteve lokale. Në bordin e avionit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën. Raportet tregojnë se piloti kishte raportuar probleme me timonin dhe po rrotullohej për disa minuta para rrëzimit. Shefi i Zjarrfikësve Michael LaSalle tha se avioni pësoi një problem mekanik. Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni u rrëzua në orën 10:20 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa destinacioni i tij avionit mësohet se ishte Aeroporti Ndërkombëtar Tallahassee.