Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Veliaj në rrezik?”, Teliti flet hapur për manipulimet e PS dhe strategjinë e PD: Tani është momenti për të treguar..
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se partia Demokratike ka bërë të qartë qëndrimin e saj për zgjedhjet në Tiranë, duke mbështetur kandidatin e pavarur Flor Binaj, ndërsa gjithë faktori opozitar është bashkuar rreth tij. “Ka qenë një kërkesë edhe e qytetarëve që të provohen figura të tjera, por qeveria dhe makina e patronazhisteve nuk po funksionon si duhet,” theksoi Teliti, duke kritikuar mungesën e transparencës dhe manipulimin e procesit zgjedhor.Ai shtoi se shqetësimi i tij nuk është thjesht largimi i Veliajt, por largimi i tij njëherë e përgjithmonë, duke theksuar se procedurat nuk po respektohen dhe se Veliaj mund të shfrytëzojë rrugët ligjore vetëm për të shpëtuar vetveten. “Në Shqipëri kemi parë kriminelë që...