Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të premte, 10 tetor, në një fabrikë ushtarake municionesh në Tennessee, që ka shkaktuar viktima dhe persona të zhdukur. Sipas mediave amerikane, incidenti ndodhi në objektin e kompanisë Accurate Energetic Systems, e cila prodhon dhe teston eksplozivë në një kompleks me tetë ndërtesa në kodrat pranë qytetit Bucksnort, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Nashville. Sherifi i qarkut Humphreys, Chris Davis, deklaroi në një konferencë për shtyp: “Disa persona janë ende të paidentifikuar dhe të zhdukur. Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm ndaj familjeve dhe situatës. Fatkeqësisht, kemi konfirmuar disa të vdekur.” Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë dhe tym të dendur, ndërsa edhe banorë në distancë të largëta raportuan se ndjenë tronditjen e shpërthimit....