Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kryeqytetasit “çmenden” për banesa, 3 në 4 kredi shkojnë për të blerë shtëpi
Deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, rreth 67% e kredive rezultojnë të jenë marrë nga qytetarët për blerjen e një shtëpie dhe vetëm 22% për financimin e konsumit, ndërsa pjesa e mbetur është marrë për arsye të tjera. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se raporti ndërmjet kredisë për pasuri të paluajtshme dhe asaj konsumatore nuk ka ndryshuar në tremujorin e dytë. Kredia për blerjen e një shtëpie vijon të dominojë në Shqipëri, sidomos në Tiranë me gati 170 miliardë lekë. Në kryeqytet, kërkesa për kredi me qëllim blerjen e një banese është më e lartë se në çdo qark tjetër të vendit, në krahasim me kredinë konsumatore. Korça është i vetmi qark në Shqipëri ku vlera...