Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it
Kompania e naftës e Hungarisë, MOL, do të rrisë dërgesat në Serbi, pasi kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), njoftoi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. SHBA-ja ka nisur të zbatojë sanksionet ndaj NIS-it të enjten, duke nxitur Kroacinë që të ndalë furnizimet ne naftë të papërpunuar. Pas kësaj, janë rritur shqetësimet se NIS-i mund të ndalë operacionet brenda javësh. “Pasi MOL luan rol të rëndësishëm në furnizimet në Serbi me naftë të papërpunuar dhe karburante ... miqtë tanë serbë mund të mbështeten te rritja e furnizimeve nga MOL”, tha Szijjarto, duke shtuar se kjo rritje nuk do të jetë në gjendje që plotësisht të zëvendësojë mungesën e dërgesave nga Kroacia. Kryediplomati hungarez nuk dha...